“Në 8 vite të Rilindjes është qarku më i varfër”

Deklaratave të kryeministrit Rama në Elbasan, Partia Demokratike iu përgjigj me sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Sipas demokratëve, kreu i qeverisë u tall me qytetarët e Elbasanit pasi në 8 vite, Elbasani është qarku më i varfër në vend, dhe 75 mijë qytetarë janë larguar për shkak të papunësisë, mungesës së shanseve, dhe braktisjes që i ka bërë qeveria qytetarëve.

Bardhi thotë se asnjë investim dhe asnjë mbështetje nuk ka pasur për qarkun e Elbasanit në 8 vite.

Sipas demokratëve, Rama mashtroi me premtimet për 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas, të uljes së çmimit të dritave dhe ushqimeve të cilat nuk mund të zëvendësohen me premtime të tjera.

Tv Klan