Kryeministri Edi Rama është vënë sërish në shënjestër të akuzave të opozitës se po tenton të kalojë në parlament një tjetër grabitje të shqiptarëve përmes dy koncensioneve; atij Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Sipas Partisë Demokratike, këto projekte korruptive dhe klienteliste do të shkojnë për miqtë e Kryeministrit dhe se 328 milionë eurove do të përdoren për dy rrugë me gjatësi 31 kilometër.

Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, për selinë blu janë pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që sipas saj po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista.

Tv Klan