“Pse e fitoi një kompani nga Maqedonia e Veriut”

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se refuzon të japë llogari për tenderin 1.5 milionë euro të ushqimeve të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes. Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj solli në vëmendje përgjigjen e kryeministrit për këtë çështje në emisionin “Opinion”.

Demokratët thonë se ky tender ka mjaft paqartësi.

1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin? 2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishte kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit? 3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?”

Në një reagim për këtë çështje, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se ishin zbatuar me rigorozitet procedurat, që sipas saj, ka ndjekur edhe Basha në rast përmbytjesh kur ishte në qeveri.

Tv Klan