Hapësirat publike po i jepen klientëve të qeverisë
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po u jep klientëve të saj vijën liqenore të Pogradecit.
Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi në një deklaratë nga selia blu tha se Rama ka nisur betonizimin e Pogradecit duke i dhënë hapësira publike për kulla.
“Rama, pasi lau duart me jugun, kreu punë atje. E ndau copa-copa, duke ia dhënë ‘investitorëve strategjikë’, familjarëve të qeveritareve, klientëve të tij, tani i është sulur vijës liqenore të Pogradecit. duke transferuar pasuritë publike në duart e investitorëve. Rama e ka parë betonizimin si një model ekonomik suksesi, duke e shtrirë tani këtë betonizim në të gjithë Shqipërinë.”
Tv Klan