Partia Demokratike, përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në partinë e tij po e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Bardhi thotë se Rama për të mbajtur në kryesi Vangjush Dakon anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në Partinë Socialiste.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeroporte në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota”, shkruan Bardhi. /tvklan.al