PD: Rama po zbaton projektin kriminal të rrugëve

PD: Rama po zbaton projektin kriminal të rrugëve

14:30 20/07/2019

“Do anulojmë çdo PPP e koncension klientelist”

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat në adresë të Kryeministrit. Selia blu thotë se Edi Rama po zbaton projektin kriminal “1 miliard euro”, pas dështimit për të marrë investime nga samiti i Poznanit.

Sipas saj kjo skemë po vihet në zbatim përmes vjedhjes së buxhetit me anë të PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.

Demokratët paralajmërojnë se pas ardhjes në pushtet do të anulojnë çdo kontratë korruptive. PD thotë se shqetësimi për rrezikshmërinë e lartë të PPP-vë të Edi Ramës u shpreh qartë pak ditë më parë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT