PD: Rama prishi dosjen e Tahirit

PD: Rama prishi dosjen e Tahirit

15:39 20/09/2019

Vendimi tregoi se drejtësia është e pashpresë

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, sipas Partisë Demokratike është goditje e rëndë për drejtësinë në vend. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, pasi Kryeministri Edi Rama dhe familjarë të tij janë peng të dosjeve të krimit.

“Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se drejtësia në Shqipëri është e pashpresë, përsa kohë ajo do të vazhdojë të mbahet peng nga Kryeministri, i cili qëndron në pushtet me votat e blera me bandat e trafikut ndërkombëtar të drogës. Saimir Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij. Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën”. 

Demokratët e akuzojnë kreun e qeverisë se në dy vite ka bërë veprime konkrete për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin dhe dënimin e tij me burg, që nga mbrojtja me imunitet, deri tek largimi i prokurorëve dhe presioni ndaj gjykatësve.

“Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dy vjeçare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.”

Sipas selisë blu, e vetmja mënyrë për të çliruar vendin, politikën dhe drejtësinë nga krimi është largimi i Kryeministrit Rama.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT