Partia Demokratike e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur të mos e zbatojë dekriminalizimin. Dhe shembulli më i mirë, sipas saj, është kryetari i Bashkisë së Kavajës, të cilin demokratët thonë se nuk e ka larguar nga detyra, edhe pse ka firmosur shkarkimin e tij si subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Edi Paloka:

Por dje, ministri i financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie.

Nënkryetari i demokrateve, Edi Paloka, thotë se kryeministri po u kundërvihet qytetarëve dhe ndërkombëtareve.

Edi Paloka:

Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë.

Në videon e shfaqur në selinë e Partisë Demokratike, ministri i Financave koordinator i Partisë Socialiste në Kavajë, i drejtohet disa herë Elvis Roshit duke e quajtur si kryetar Bashkie./ TV KLAN