PD: Rama të distancohet nga ndarja e Kosovës

PD: Rama të distancohet nga ndarja e Kosovës

15:34 10/07/2019

Partia Demokratike e cilëson tradhti të lartë ndaj interesave kombëtare projektin e ndarjes së Kosovës, të zbuluar pas telefonatës së kryeministrit maqedonas Zaev. Selia blu i bëri thirrje SHBA dhe BE të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

Aldo Bumçi ish deputet i PD: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës. Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT