Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama, që të shprehet publikisht nëse është me dekriminalizimin apo me krimin, sa i përket çështjes së Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshit.

Nëpërmjet Kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, opozita i kërkon kreut të qeverisë të mos mbajë dy qëndrime për këtë rast, fillimisht duke e pranuar dorëheqjen e tij dhe sipas Partisë Demokratike, duke pranuar rikthimin në detyrë të Rroshit.

Ndërsa ndaj Kryetarit të Bashkisë së Divjakës, demokratët ngrenë akuza për përfshirje në trafik prostitucioni. Sipas Kryetarit të Partisë Demokratike në Lushnjë, janë vetë njerëz pranë kryetarit të bashkisë që konfirmojnë aktivitetin e tij kriminal, akuza të cilat nuk janë mohuar.

Tv Klan