Partia Demokratike reagoi përmes sekretarit të Përgjithshëm në lidhje me vendimin e qeverisë për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa marrë opinionin e Komisionit të Venecias.

“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane”, shkruan Gazment Bardhi.

Bardhi thotë se kryeministri ka refuzuar apelin e bërë nga eurokomisioneri për Zgjerimin dhe kjo sipas tij është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë.

“Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës”, shkruan Bardhi. /tvklan.al