“SPAK të hetojë korrupsionin”

Gjetjet e raportit mbi Klimën e Investimeve të  Departamentit Amerikan të Shtetit sipas Partisë Demokratike konfirmojnë se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.

Sipas deputetes Jorida Tabaku të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja përballen me korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

“Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria, çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal. Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët. Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë”.

Tabaku ftoi SPAK-un të hetojë korrupsionin e konstatuar sipas saj nga DASH, teksa garanton se lufta ndaj çlirimit të ekonomisë është një nga betejat e para të demokratëve.

Tv Klan