PD: Raporti i INSTAT për papunësinë, mashtrim i Ramës

PD: Raporti i INSTAT për papunësinë, mashtrim i Ramës

12:40 13/09/2019

“Ekonomia në rënie, 2 mijë biznese të mbyllura në tre muaj”

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se e ka renditur Shqipërinë në vendin me papunësinë më të ulët në rajon.

Sipas demokratëve, shifra prej 11.5% e papunësisë e publikuar në raportin e INSTAT është mashtrimi i radhës i kreut të qeverisë.

Opozita thotë se vetëm në muajt Prill, Maj e Qershor, në vend janë mbyllur mbi 2 mijë biznese dhe 300 mijë shqiptarë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike, janë larguar nga Shqipëria.

Shkak i rritjes së papunësisë, sipas selisë blu, është mungesa e investimeve të huaja, si dhe rënia e fuqisë blerëse.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT