Partia Demokratike e cilësoi raportin e OSBE-ODIHR-it si më të ashprin e këtyre 20 viteve. Ish deputeti Oerd Bylkbashi, duke iu referuar qëndrimeve të shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR-it, theksoi se procesi i zgjedhjeve ishte nul.

“OSBE/ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 Qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë. Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor.”

Bylykbashi deklaroi se opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje që është konstatuar në procesin e votimit të datës 30 Qershor.

Tv Klan