Për vendimin e qeverisë për të ndihmuar me para familjen se fëmijës që humbi jetën në aksident në Kakavijë, Partia Demokratike i ktheu përgjigje kryeministrit me anë të nënkryetarit të saj, Edi Paloka.

Cinik dhe të pashpirtë e konsideron ish-deputeti i selisë blu Kryeministrin Edi Rama. Sipas tij do të ishte më e ndershme që kreu i qeverisë të kërkonte ndjesë për aksidentin e djeshëm m ambulancën.

NDërkohë shifrën e parave në ndihmë të familjes, ai e konsideron si pazar t kryeministrit për jetën e fëmijës.

“Të kërkosh ndjesë do të thotë të mbash përgjegjësi  e në 20 vjet që Rama qëndron në pushtet, në një rrugëtim të mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurrë nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi, kurrë nuk e kemi dëgjuar të paktën të kërkojë ndjesë, por gjithnjë ka akuzuar të tjerët për fajet e tij. Edhe dje, për humbjen e jetës së vogëlushit, akuzoi vetë vogëlushin dhe prindërit e tij…! Sot , e çoi cinizmin dhe pashpirtësinë edhe më larg: “500 mijë lekë për jetën e fëmijës” . Kaq kushton për Ramën, sepse ai është mësuar që jetët dhe shpirtrat e shqiptarëve t’i blejë si në pazar, madje edhe më lirë”, shkruan Paloka, sipas të cilit, qeveria duhet të  kishte marrë përsipër përgjegjësitë e situatës së krijuar në kufij. /tvklan.al