Aksidenti që pati si protagonist deputetin e Aqif Rakipi përfshiu në replika Partinë Demokratike dhe Partinë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Në një deklaratë pas ngjarjes, Partia Demokratike e hodhi dyshime se po manipulohet vendi i ngjarjes pasi deputeti që njihet edhe si mik i Kryeministrit Edi Rama ka qenë me shpejtësi të madhe.

Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj PDIU, që shprehu keqardhjen për abuzimin e Partisë Demokratike me raste të tilla aksidentesh e fatkeqësish.

PDIU i kërkoi Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

Tv Klan