PD reagon për ngjarjet në Kadastrën e Vlorës dhe Durrësit

PD reagon për ngjarjet në Kadastrën e Vlorës dhe Durrësit

15:31 10/10/2019

“Përplasje bandash. Rama, peng i krimit të organizuar”

Furtuna e shkarkimeve në kadastrën e Vlorës, si dhe rasti i arrestimit të ish-kreut të Aluiznit në Durrës, i vënë nën akuzë nga prokurori i këtij rrethi se kishte tjetërsuar pronat në bregdet, për Partinë Demokratike janë dëshmi e bërjes njësh të shtetit me krimin.

E vërteta është se kjo është një luftë mes bandave. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar rivierën shqiptare.  Rasti i Durrësit, ku edhe aty janë në përplasje banda e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për çështje pasurish të paluajtshme, është tregues i qartë se kryeministri i vendit është peng i krimit të organizuar”, shprehet Flamur Noka.

Selia blu thotë se edhe pas djegies së makinës së kryebashkiakut të Vlorës qëndron përplasja e bandave të krimit të organizuar me qeverinë për prishje pazaresh lidhur me pronat në bregdet.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori