Përgjegjësinë për shpërthimin e një bombole gazi në çerdhen 14 në kryeqytet, PD e gjen tek kryebashkiaku Veliaj.

Në një deklaratë të selisë blu, thuhet se ngjarja skandaloze i ka hequr lustrën e propagandës Veliajt. Sipas PD, ai gënjen kur thotë se shpërthimi ishte në një godinë jashtë çerdhes.

Nëse Prokuroria do të ishte në krye të detyrës, sipas opozitës, dhe jo nën kontrollin e qeverisë, Erjon Veliaj do të ishte në burg si përgjegjës për manipulimin dhe fshehjen e provave.

Tv Klan