Këlliçi: Proçesi për aferën e inceneratorëve, një farsë

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që nxori nga burgu ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, i cili po hetohet për abuzimet për inceneratorin e Fierit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga selia blu deklaroi se lënia në arrest shtëpie të Bllakos nga Gjykata është bërë me ndërhyrjen e Ramës, pasi u siguruan se ai nuk do të fliste para prokurorëve.

Për PD-në, procesi hetimor i inceneratorëve është një farsë, pasi nuk prek trungun, por shkund veten gjethet.  Sipas Këlliçit, Bllako ka mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë.

Tv Klan