Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ka reaguar Partia Demokratike që e quan tragjikomike të dëgjosh dhe sot kreun e bandës së rilindjes t’u flasë shqiptarëve për një realitet që ekziston vetëm në manualin e propagandës së tij.

Në një deklaratë të nënkryetarit Edi Paloka thuhet se prej 5 vjetësh, Rama drejton qeverinë më të inkriminuar dhe të korruptuar te 29 viteve të fundit, por shqiptarëve Rama u flet për siguri dhe ndershmëri.

Në deklaratë thuhet se kryeministri i krimit dhe oligarkëve, njësoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thotë shqiptarëve se ai ka qeverisur shumë mirë, pavarësisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

Tv Klan