Demokratët janë të bindur se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat për anëtarësimit në fund të muaj Qershor dhe arsye sipas tyre është e qartë, korrupsioni qeveritar dhe pakti i qeverise Rama me krimin e organizuar për blerjen e pushtetit. Duke ju referuar burimeve te cituara nga disa media ndërkombëtare Gazment Bardhi thotë se zyrtaret europianë po refuzojnë që të votojnë pro vendit tonë.

“Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtuese. Për fat të keq, janë vendet më me ndikim sot në Bashkimin Europian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër, që njihet në të gjithë Europën si kryeministri më i korruptuar, që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar”.

Selia blu risolli dhe një herë në konferencën për shtyp të Bardhit përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild, të cilat sipas tyre po e detyrojnë kryeministrin te sajoi marrëzira për të larguar vëmendjen nga e vërteta se ai është kryeministër ilegjitim.

Tv Klan