Pasi e cilësoi farsë elektorale 11 majin, Sali Berisha kërkoi krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
“Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë”.
Në vijim të akuzave, kryedemokrati publikoi të tjera fakte, që sipas tij, provojnë manipulimin e rezultatit edhe në KZAZ-në e Pekishtit në Elbasan.
“‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Janë 117 fletë listash votimi të gjetura në bar-kafenë e Dervish Beqiri. Është vëzhgues i PS. E shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh“.
Për çdo denoncim garantoi se do të ndiqet rruga ligjore, edhe pse epilogun e hetimeve nga ana e SPAK-ut thotë se e ka të qartë.
“Çdo dosje për qeverinë e fusin turshi ata”.
Për të treguar lidhjet e SPAK-ut dhe policisë me bandat, Berisha rrëfeu një episod që tha se ndodhi larg syve të medias mes prokurorëve të Antimafias italiane dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili mohoi në konferencë të kishte dekonspirim nga uniformat blu gjatë operacionit “Ura”.
“Duhet të ishte Altin Dumani në vend të Pojës sepse tregoi se ka bllokuar operacionin. E dini se çfarë i tha një prokuror italian dje Ilir Matrixit dje në korridor, e morët vesh. Hë tha, ai shoku yt iku, i tha, për Elvis Doçin. Iku tha ai, e dinte që janë miq.”
Tv Klan