Një tjetër kandidat nga listat e Partisë Demokratike pranon të marrë mandatin e deputetit. Erion Piciri ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.

Piciri renditej i 26 në listat e PD-së në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Erjon Piciri rivalizoi Lulzim Bashën në zgjedhjet për kryetar brenda Partisë Demokratike, ndonëse kandidatura e tij nuk u pranua për shkak se nuk ishte anëtar i kësaj force politike.

Tv Klan