Opozita sjell dëshmi nga të pastrehët e Thumanës

Ankesat e dy familjeve të tjera nga Thumana janë sjellë nga demokratët si dëshmi se mbështetja e qeverisë për të pastrehët e goditjes sizmike të 26 Nëntorit është selektive.

“Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide  në karrocë. Me thënë të drejtën  kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”.

Ndërsa në Shijak, ish-deputeti Luçiano Boçi ngriti akuza për mosmbajtje të premtimeve nga qeveria për rindërtimin e shkollave të dëmtuara.

“Shkolla 9 vjeçare “Liri Gero” në Fier është në gjendje të tmerrshme.  Është e pistë dhe e rrezikshme në kuptimin e parë të fjalës si brenda  klasave me dyer, mure dhe banka shqyera e të rrënuara, por edhe në  ambjentet e tualetit, të cilin ke merak ta shohësh, jo më të hysh për të  luftuar “armikun e padukshëm” duke larë duart.   Në video është gjimnazi i Levanit, i cili ka prej vitesh nxënës shëtitës  nga një shkollë në tjetrën. Premtimet e Armando Subashit për këtë  shkollë rezultuan mashtrime. Asnjë investim për rindërtimin e shkollës,  por qëllimisht është lënë të degradojë, ndërsa nxënësit enden me detyrim  në shkolla të tjera”.

Prej disa ditësh, Partia Demokratike përmes përfaqësuesve të saj po denoncon përmes zërit të vetë qytetarëve raste që sipas saj tregojnë se qeveria po bën propagandë dhe jo punë për procesin e rindërtimit.

Tv Klan