Partia Demokratike ka vendosur që të dalë sërish në protestë kombëtare, në 13 Prill. Vendimi është marrë pas mbledhjes së krerëve të degëve mbrëmjen e kësaj të shtune në selinë blu.

Përveç protestës së madhe të 13 Prillit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kolegji i Kryetarëve  vendosën që protesta të tjera më të vogla do të zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare.

Kryeministri Edi Rama në çdo dalje të tij publike, fton opozitën të dialogojnë, por është refuzuar.

Kjo është hera e dytë brenda javës që Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve.

/tvklan.al