Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se e ka vënë policinë në mbrojtje të vëllait të tij, ndërsa vendin e ka zhytur në kriminalitet  24 orët e fundit.

“Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalitet. Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u përleshën me armë pak metra larg zyrës së kryeministrit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë”,

tha deputetja Grida Duman ë një dalje për mediat nga selia blu.

“Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës. Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait  të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika. Ndërkohë  krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë.

Tv Klan