Tabaku: Nuk është përmbushur një nga 15 kriteret e KE, qeveria mbështet krimin

Partia Demokratike deklaron se Shqipëria është në listën e vendeve të dyshuara për pastrimin e parave. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku shprehet se Shqipëria nuk ka përmbushur një nga 15 kriteret e vendosur nga KE.

Tabaku akuzon qeverinë se ka mbështetur krimin e organizuar për të pastruar paratë në vendin tonë. Sipas deputetes së zgjedhur, kjo veprimtari e kundraligjshme përfshin kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, teksa qeveria, sipas saj, është e paaftë për të ndaluar pastrimin e parave.

Klan News