“Me qeverisjen e djathtë, taksa më të ulëta e treg të lirë”

Për demokratët sondazhi i bërë nga Banka Botërore mbi klimën e biznesit në vend është një kambanë alarmi për qeverinë. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se raporti fakton nivelin e lartë të korrupsionit në radhët e administratës tatimore, të cilën biznesi e sheh si pengesë kryesore në aktivitetin e tij.

“Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit. në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit. në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit.”

Opozita thotë se pas ardhjes së të djathtës në pushtet, Partia Demokratike do t’u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, por edhe një treg të lirë e të konkurrueshëm.

Tv Klan