“462 milionë Lekë në xhepat e kompanisë offshore”

Partia Demokratike kërkon nga SPAK-u nisjen e hetimeve lidhur me atë që e cilëson aferë me dy anijet e vendosura në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Selia blu thotë se KESH-i ka paguar 462 milionë Lekë kompanisë offshore për ‘Tigrin 1-3’ që nuk punojnë dhe as nuk janë kolauduar ende.

Sipas demokratëve Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho, ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera publikë, duke i sjellë një dëm qindra miliona Eurosh buxhetit të shtetit.

Krahas SPAK-ut, PD i kërkon edhe KLSH-së të nisë hetimet dhe të kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e të gjitha pagesave që bëhen në dëm të buxhetit të shtetit.

Tv Klan