“Është krizë keqmenaxhimi kjo që po kalojmë”

Partia Demokratike i ka kërkuar edhe njëherë SPAK-ut në një dalje mediatike, të hetojë për abuzimet me energjinë elektrike, për të cilat u depozitua një ditë më parë dhe një padi nga kjo forcë.

Demokratët këmbëngulin se kjo që po kalon vendi nuk është një krizë energjetike por një krizë keqmenaxhimi që vetëm në 3 tendera i ka shkaktuar buxhetit një dëm prej 40 milionë Eurosh.

Selia blu bëri kallëzim penal për 8 zyrtarë të institucioneve dhe enteve që administrojnë sektorin energjitik mes të cilëve për kreun e OSHE dhe atë të KESH-it.

Tv Klan