“Paratë nuk shkojnë për qytetarët, por për inceneratorët”

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të mbështesë qytetarët për të përballuar pandeminë dhe të mos paguajë inceneratorët me lekët e taksapagueseve shqiptarë.

Në deklaratën për shtyp të selisë blu i bëhet thirrje SPAK-ut të hetojë për biznesin mafioz të plehrave.

Pikërisht mënyra sesi do hetohen dosjet e inceneratorëve demokratët deklarojnë se do të jetë test për pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Tv Klan