“Rama ngjiti në krye të AMA-s militanten e partisë”

Partia Demokratike e ka cilësuar akt skandaloz kundër lirisë së fjalës emërimin e Armela Imerajt në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Sipas opozitës, kryeministri Rama injoroi BE-në dhe OSBE-në, duke ngjitur në krye të AMA-s një militante partie që ka në dorë licencat dhe gjobat ndaj televizioneve.

Imaraj është kallëzuar katër muaj më parë në SPAK nga PD-ja për “shpërdorim të detyrës” dhe “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike e zgjedhore”, ndaj selia blu kërkon që kjo strukturë të mos heshtë, por ta hetojë kryetaren e re të AMA-s.

Me votimin e djeshëm demokratët thonë se, Kryeministri  Rama u provua sërish si armiku më i madh i fjalës së lirë dhe i medias së pavarur.

Tv Klan