PD përsëriti denocimin e bërë prej fillimit të këtij viti, ku akuzon qeverinë se detyron deri me gjobë mjekët dhe infermierët të përmbushin kuotat e qytetarëve që kryejnë kontrollin bazë, për të justifikuar pagesën vjetore ndaj koncesionarit të check-up. Ky fakt u denoncua mbrëmë edhe nga një investigim i emisionit STOP në TV Klan.