Ngritjen e një agjencie e cila do të krijojë dhe menaxhojë rezervën kombëtare të karburantin në rast krize, për demokratët do të thotë rritje e çmimit të karburanteve dhe zhvatje e qytetarëve.

Sipas Edmond Spahos, qeveria gënjen kur thotë se nuk do të ketë kosto për xhepat e shqiptarëve dhe si provë publikon një dokument që është relacioni ligjor, që shoqëron draftin që i është dërguar parlamentit për miratim.

“Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë”. 

Demokratët thonë se do ta anulojë që ditën e parë që do të marrin qeverinë, taksën Rama mbi karburantet.

Tv Klan