Nxjerr videon me përgjimet për Dosjen 339

Partia Demokratike i kërkoi SPAK që të godasë kokat e Dosjes 339 dhe jo ata qe i quan “bishti” i manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në video ku risillen edhe një herë përgjimet e publikuara nga Bild, të Dosjes 339, tregohen ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, duke biseduar me Astrit Avdylajn për zgjedhjet, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryeministri Rama.

Në një reagim për mediat të PD-s thuhet se kokat e dosjes janë ende të lirë.

“Blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi”, sipas PD-së.

Tv Klan