PD: Të pakundërshtueshme provat e Presidentit, Gjonaj është e pambrojtshme

PD: Të pakundërshtueshme provat e Presidentit, Gjonaj është e pambrojtshme

17:57 27/02/2020

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që hidhte poshtë akuzat e Presidentit Ilir Meta, reagoi edhe Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi, thotë se ministrja është e pambrojtshme sepse ka shkelur kushtetutën, ka shpërdorur detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi shprehet se provat e paraqitura nga Presidenti janë të pakundërshtueshme, prandaj Gjonaj duhet të japë llogari përpara drejtësisë.

“Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.

Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo”, thotë Bardhi./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi