Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo në momentin që po e bënit reformën?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, ti ke qenë kryetar partie.

Gjinushi: Epo shumë bukur.

Reagimi i papranueshëm i kreut të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ndaj gazetares së Televizionit Klan, Enkelejda Mema ka shkaktuar reagime të shumta.

Në një qëndrim të saj, Partia Demokratike thotë se është e turpshme, e papranueshme, e dënueshme sjellja intimiduese dhe fyese e ish-Ministrit të Diktaturës, Skënder Gjinushi.

“Në një vend normal, demokratik, Skënder Gjinushi sot nuk do ishte lejuar të hynte në Akademi”, thuhet në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Albana Vokshi.

Ajo e sjell këtë rast në vëmendje të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, OSBE, Delegacionit të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Amnisty International, Reporterëve pa Kufij, që raste të tilla ngacmimi seksual janë të dënueshme e të papranueshme.

Edhe online ka nisur një peticion që kërkon shkarkimin e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Tv Klan