“Abuzuesit me taksat do dalin para drejtësisë”

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka dhënë deri më tani 20 milionë euro për inceneratorin e Dierit, ndërkohë që ai nuk ekziston. Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ishte në Mbrostar të Fierit, ku denoncoi gjendjen e vështirë që është krijuar me mbetjet në këtë zonë, ndërkohë që inceneratori nuk është funksional.

Ajo çka ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional. Vazhdojnë të grumbullohen duke e shndërruar këtë vend këtu në një katastrofë ekologjike, në një bombë ekologjike e cila po cënon edhe shëndetin e banorëve përreth”, tha Vokshi.

Selia blu thekson se kjo është një tjetër dëshmi se, pavarësisht se vendi ndodhet në kohë pandemie, qeveria po shpërdoron paratë e shqiptarëve duke i ccuar në investime dhe kompani fantazëm. 

Me 2 milionë Euro që Edi Rama ia kaluar inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, që në fakt nuk funksionojnë, pas të cilëve janë kompani fantazëm, klientë të Edi Ramës, me 2 milionë eurot mund të ishte siguruar testimi për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë. Testimi serologjik dhe ai me tampon”, shtoi ish-deputetja.

Partia Demokratike e konsideron aferë kriminale gjithë vendimarjen për ndërtimin e inceneratorëve, ndërsa zotohet se nesër në qeverisje do të bëjë gjithçka që të çojë përpara drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, duke filluar me Edi Ramën.

Tv Klan