PD thirrje SPAK për inceneratorët





PD thirrje SPAK për inceneratorët

16:03 15/08/2022

Opozita vijon  me kërkesat e saj prej dy javësh

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e incenertorëve. Nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi i drejtoi SPAK disa pyetje, në mesin e të cilave është edhe për një shtetase me inicialet A, Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

Malltezi theksoi se  SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot.

Opozita prej dy javësh ka nisur denoncimin për çështjen e inceneratorëve duke kërkuar që të organet e zbatimit të ligjit të hetojnë edhe zyrtare te qeverisë.

Tv Klan













Të ngjashme