Kërkon t’ia dorëzojë Shkodrën krimit

Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka qenë në dijeni të faktit që Valdrin Pjetri, i cili pritet të marrë bashkinë e Shkodrës, ka qenë i dënuar për trafik droge.

Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie. Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij. Valdrin Pjetri është njëri prej tyre.  Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit. Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës. Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka  ndërmend t’ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar. Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjësi që i ka propozuar shkodranëve për kryebashkiak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 200″.

Pjetri i mohoi një ditë më parë akuzat e opozitës. /tvklan.al