MSH: Pacienti mori ndihmën e nevojshme në QSUT

Vdekja e 53-vjeçarit Lutfi Çekirit nga Ndroqi, i cili vetëm 24 orë përpara se të humbiste jetën denoncoi sorollatjen që po i bëhej nga autoritet shëndetësore pa i dhënë zgjidhje, për demokratët është prova më e fortë për kolapsin e shëndetësisë për shkak të mosmenaxhimit të duhur të pandemisë.

“Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror. Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë.

Demokratët kërkojnë largimin e Manstirliut nga detyra edhe pse përgjegjës kryesor shohin kryeministrin Rama.

“Sot mund të dalin dhe të lajmërojnë se do të hapin Covid 3. Nuk është e mjaftueshme! Covid 3 më të vërtetë nuk është një spital. Është ish pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Pra, ai mund të akomodojë vetëm 24 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet. Përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Rama”.

Por në një reagim të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” lajmëron se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit 53-vjeçar, rezulton se ai ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Tv Klan