PD: Veliaj bën propagandë me tërmetin



PD: Veliaj bën propagandë me tërmetin

17:38 10/10/2020

“Bashkia të bej vlerësimin e shtëpisë”

Ndaj deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar sërish selia blu, e cila ka publikuar dokumentet e pronares së shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti në njësinë 4 në kryeqytet, Fatime Joca.

Duke akuzuar kryebashkiakun se bën propagandë, Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk kanë shkuar që të vlerësojnë shtëpinë e Fatime Jocës që është e pabanueshme.

Ekspertët tuaj po ta keni dëgjuar qytetaren nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë ekspertizën e shtëpisë dhe ta rregjistrojnë për të marr dëmshpërblim. Dhe normale që nuk i del emri tek dokumentat tuaja preferenciale.

Shkoni i shikoni shtëpinë, bëni ekspertizën dhe jepini mundësinë të marr atë që i takon. Me shfaqje propagande merrni ju, ne merremi me qytetarët”, thuhet në reagimin e PD-së.

Tv Klan




Të ngjashme