“Investimin e nisi Lulzim Basha”

Ndaj deklaratave të Kryebashkiakut të Tiranës reagoi Partia Demokratike.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e kësaj force, Ina Zhupa tha se Veliaj gënjen kur akuzon kreun e opozitës se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës.

Sipas selisë blu ishte Lulzim Basha ai që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi Edi Rama për 11 vjet e la në gjendje të mjerueshme, si një segment të botës së tretë.

Tv Klan