Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vënë sërish në qendër të akuzave nga opozita, e cila thotë se po tenton ta kthejë zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në një hapësirë të betonizuar për ndërtime.
Vendimi më i fundit sipas opozitës ai për hapjen e tenderit 2 milionë euro për 650 metra rrugë tek ish Garada, ka pikërisht lidhje me bërjen gati të infrastrukturës për ndërtimin e kullave private tek Parku i Liqenit.
Demokratët thonë se Veliaj e ka gati planin për ndërtimin e kullave mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate me shërbime, parkim dhe banim në këtë zonë.
Tv Klan