PD: Veliaj rriti taksat për biznesin

PD: Veliaj rriti taksat për biznesin

15:48 17/04/2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku publikoi disa fatura të bizneseve që sipas saj faktojnë rritjen e taksave për 51 mijë biznese në kryeqytetet.

Sipas saj, që prej ngjitjes së Veliaj në karrigen e kryebashkiakut, bizneset paguajnë 2-3 herë më shumë taksa krahasuar me 4 vite më parë.

“Taksa e pronës është rritur nga 2 deri në 4 herë. Taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesve dhe shkon në projektin korruptiv të inceneratorëve e në tenderat e Fushës nga ana tjetër. Taksa e arsimit, një taksë e re e vendosur nga Veliaj, ka çuar në arkën e Bashkisë  20 milionë Euro, por sot shkollat po jepen me PPP, me fitim shumë të lartë, abuziv dhe korruptiv për ndërtuesin e shtëpisë së Erion Veliajt. Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë”.

Tabaku thotë se biznesi kërkon mundësi të barabarta dhe zgjidhja sipas saj do të vijë përmes planit të Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT