PD: Venecia si PD për ligjin e pronave

PD: Venecia si PD për ligjin e pronave

15:10 04/10/2019

“Do pezullojmë nismat anti-kushtetuese”

Opinioni i Komisionit të Venecias për titujt e pronësisë për tokën bujqësore sipas demokratëve shpreh të njëjtat shqetësime të opozitës. Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se nisma e qeverisë është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas demokratëve, ligjit i mungon qartësia dhe ka mungesë të hapave procedurialë dhe afate të caktuara qartë.

Me këtë paragraf Komisioni Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur Kushtetutën, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimeve.”

Tabaku paralajmëroi se pas ardhjes në pushtet të demokratëve do të pezullohen të gjitha ligjet antikushtetuese që u mohojnë të drejtën e pronës pronarëve të vërtetë.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori