“Rama dhe Lleshaj të japin llogari”

Partia Demokratike ka vijuar për të tretën ditë radhazi denoncimet për emërimin e nëndrejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj. Selia blu thotë se, Dervishaj ka qenë agjent i sigurimit të shtetit dhe emërimi i tij është bërë në shkelje të ligjit.

Përmes një deklarate për shtyp, PD-ja tha se Dervishaj kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj janë përgjegjës prandaj duhet të japin llogari.

“Albert Dervishaj është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti”.

PD thotë se ndaj Dervishajt ka një dosje me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë që vërteton se ai ka qenë agjent në kohën e diktaturës. /tvklan.al