Kreu demokrat Sali Berisha i ka njohur gazetaret me denoncimin qe i ka bere zgjedhjeve te 11 Majit në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar te mbajtur ne Bruksel.

Berisha foli për atë që e konsideron si vjedhjen masive të votës nga ana e qeverisë Rama. Berisha ka akuzuar mazhorancën socialiste për manipulim masiv të votës së emigrantëve.

Lideri demokrat ju premtoi mbështetësve të tij se do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur dhe për të rikthyer të drejtën e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë.

Klan News