Kadia: Mungesë maskash edhe në qendrën shëndetësore nr.8

Në vijim të inspektimeve që grupi i punës pranë Partisë Demokratike ka nisur për monitorimin e situatës me koronavirusin, ish-deputeti Bardh Spahia denoncoi nga Qendra Shëndetësore numër tetë në kryeqytet mungesën e pajisjeve për bluzat e bardha në përballimin e rasteve infektive.

Të njëjtin shqetësim demokratët e ngritën pak ditë më parë edhe nga Qendra Shëndetësore e Kamzës, duke e ftuar kryeministrin të mos bëjë propagandën pasi ata që duhet të flasin janë ekspertët e shëndetësisë.

Tv Klan