tabakuDuke u nisur nga të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT, Partia Demokratike thotë se viti 2015 po i varfëron edhe më shumë shqiptarët me taksat e reja që kanë hyrë në fuqi dhe çmimet e larta.

Sipas demokratëve taksat e rritura vitin që shkoi kanë dhënë efekt negativ në ekonominë e qytetarëve

Jorida TabakuDeputete e PD  “Shqiptarët, falë taksave të reja do të paguajnë më shumë për karburantet edhe pse në Bursat ndërkombëtare çmimi i naftës është më i ulëti i 7 viteve të fundit. Ne sot paguajmë 1000 lekë taksa për çdo litër karburant. Në vendin fqinj Maqedoni karburanti tregtohet 15% më lirë, në vendet e BE kjo shifër varion deri në 30 përqind më lirë, ndërkohë që në Shqipëri për shkak të kësaj qeverie, është e pamundur ulja e mëtejshme e çmimit. Rama u përkujdes që për të dytin vit rradhazi taksën e qarkullimit ta rrisë me plot 120 lekë duke e çuar këtë taksë në 350 lekë për litër”.

Partia Demokratike bëri përgjegjës për situatën ekonomike Kryeministrin Rama.

Tv Klan